Viktima në spital

Viktima në spital

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar pasi që pas një mosmarrëveshje ka ndodhur edhe një rrahje duke u involvuar edhe dy djemtë e njërit prej të dyshuarve që kanë pasur mosmarrëveshje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00 në Fushë Kosovë.

Viktima ka marrë tretman mjekësor.

“Viktima është sulmuar fizikisht duke u goditur nga i dyshuari me një gyp metalik dhe ka pësuar lëndime trupore. I dyshuari i ka dëmtuar edhe derën e automjetit. Viktima ka marrë tretman mjekësor”, ka bërë të ditur policia.

Me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./21Media