Lëndohen dhjetëra policë, arrestohen shumë protestues

Protesta të dhunshme në Hamburg

Policia dhe protestuesit janë përleshur për të dytën ditë me radhë, ndërkohë që liderët botërorë po mblidheshin në Hamburg për samitin e G20-ës.

Përleshjet shpërthyen kur policia e arrestoi njërin prej protestuesve të të ashtuquajturit marshit “Mirësevini në ferr”, të cilit i janë bashkuar rreth 12 mijë protestues. Raportohet për rreth 160 të plagosur, midis të cilëve policë dhe protestues si dhe për rreth 60 të arrestuar, si pasojë e përleshjeve, shkruan rtv21.tv

Protestuesit vazhduan skenat e dhunshme duke u vënë zjarrin disa automjeteve.

Gjetiu në Hamburg policia ka përdorur topa uji për të shpërndarë protestuesit të cilit kishin ngritur tenda në një park.

Forcat policore përreth Gjermanisë kanë dërguar përforcime për të ndihmuar 15 mijë policët tashmë të pozicionuar në qytetin port të veriut, pas përshkallëzimit të dhunës, dhe për të siguruar samitin dhe pjesëmarrësit e tij./21Media

Back to top button