Përleshje në kufirin Greqi-Turqi

Policia greke ndalon migrantët të futen në Greqi

Qeveria greke ka ripërsëritur zotimin e saj se do të ndalojë migrantët që të futen në shtet.

“Qeveria do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur kufijtë e saj”, tha zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas, duke shtuar se në 24 orët e fundit, autoritetet greke kanë penguar kalimin ilegal të kufirit të 4 mijë personave, transmeton Reuters.

Pamjet e publikuara nga televizioni grek Skai TV në kufirin me Turqinë, në Kastenies, shfaqën policinë greke duke hedhur gaz lotsjellës në drejtim të një grupi migrantësh, të cilët hodhën gur në drejtim të policëve grekë, përcjell 21Media

Një zyrtar i Qeverisë turke ka deklaruar më 27 shkurt se Turqia nuk do të ndalojë qindra mijëra migrantë, pas sulme ajrore në Idlib, ku u vranë 33 ushtarë turq. Pothuajse menjëherë pas këtij njoftimi, konvoje me mirgrantë u nisën drejt territorit grek.

Sipas një zyrtari të Qeverisë greke, rreth 3 mijë persona gjenden në pikëkalimin kufitar në Kastenies.

Greqia, që ka qenë rruga kryesore për qindra mijëra migrantë më 2015-2016, që dëshironin të arrinin në vendet evropiane, ka premtuar se nuk do të lejojë një fluks të ri me migrantë./21Media

Back to top button