Policia po e heton rastin

Policia po e heton rastin

Një përleshje ndërmjet disa të rinjëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në oborrin e një shkolle fillore në Mitrovicë. Si pasojë e kësaj përleshjeje një person ka mbetur i lënduar.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Deri me tani policia ka identifikuar dhe arrestuar katër persona nga ta, njëri ka pësuar lëndime si pasojë e përleshjes”, ka thënë Zahiti.

Në këtë përleshje është përdorur edhe një armë zjarri.

“Për i çëshjen e përdorimit të armës hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetime të zgjeruara”, u shpreh Zahiti për rtv21.tv.

Ai theksoi se ngjarja ka ndodhë në oborrin e një shkolle fillore, mirëpo të përfshirët në ngjarje nuk janë nxënësit e asaj shkolle./21Media