Arrestohen të dyshuarit

Arrestohen të dyshuarit

Katër persona kanë marrë lëndime të rënda pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete.

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 02:27 në Podujevë.

Policia ka njoftuar se të njëjtit janë arrestuar. “Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, dy prej tyre me nënshtetësi të huaj, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete”, ka konfirmuar policia.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje./21Media