Përleshje të ashpra në Egjipt, 14 të vrarë

Forcat e sigurisë egjiptiane kanë vrarë sot 14 ekstremistë dhe kapën një ton eksploziv gjatë një operacioni në pjesën veriore të gadishullit të Sinait

Sipas autoriteteve vendore, forcat e sigurisë egjiptiane patën një konflikt me ekstremistët islamikë në zonat e shkreta të qytetit të El-Arishit.

Duke iu referuar zyrtarëve të paidentifikuar të sigurisë egjiptiane, AP raporton se ekstremistët kishin për qëllim të vendosnin bomba përgjatë rrugës në zonat midis El-Arish dhe qyteteve të Rafah dhe Shejh Zhuveid.

Back to top button