Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë

Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë

Nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë dy ditë më parë raportohen se deri tani kanë mbetur të vdekur 39 persona. Në mesin e të vdekurve është edhe e fejuara e djalit të Kryeminsitrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Lajmin për vdekjen e të fejuarës së tij e ka konfirmuar vetë Gregor Rama përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Instagram.

“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe njeriu im i afërt së bashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja. Vetëm dy trupa janë nxjerrur deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare”, ka shkruar Gregor Rama në Instagram.

24 vjeçarja, Kristi Reci kishte diplomuar në degën e dermatologjisë në Universitetin e Tiranës.

Edhe Kryeministri Rama nuk i ka mbajtur dot lotët, teksa është pyetur për dedikimin që bëri i biri, Gregu, i cili shkruante se ka humbur një njeri të afërt nga tërmeti. Ai e braktisi intervistën në të cilën po fliste për #realstory në News24,  pasi nuk arriti t’i mbajë dot lotët.

“Nuk dua të flas për gjëra që lidhen me aspekte personale dhe gjëra të djalit. Unë sot jam në një pozitë të pamundur ta shpjegoj. Ata që kujtojnë se po jap mish e shpirt për lekë”, tha Rama dhe u largua nga transmetimi live.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit dy ditë më parë, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia. ./21Media