Këshilli filloi procedurën, së shpejti raporti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Këshilli filloi procedurën, së shpejti raporti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Për dallim nga seanca e së martës, që zgjati një ditë të tërë, 9 anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve sot ju desh vetëm një orë që të vendosin për nisje të procedurës për shkarkimin e kryeprokurores speciale Katica Janeva.

Këshilli njëzëri vendosi se përmbushen kushtet që të nisë procedura për shkarkimin e Prokurores Katica Janeva. Që ta bëjmë këtë këshilli duhet të përgatisë raport me gjendjen faktike të vërtetuar dhe ta dorëzojë në Kuvend, e cili me kompetencat e tij e vazhdon procedurën e mëtejshme”, tha Kole Shterjev, kryetar i Këshillit të Prokurorëve.

Shterjev tha se Këshilli do të përpiqet që brenda ditës, ose më së voni nesër, ta përfundojë raportin dhe dorëzojë në Kuvend.

Raporti do të përmbajë ato që sipas vlerësimit tonë janë të dhëna të mjaftueshme që i kërkon ligji e që Kuvendi të mund të veprojë”, deklaroi Shterjev.

Pasi Kuvendi të marrë vendim, propozimin për shkarkim ose jo ja sjellë Këshillit të Prokurorëve.

Për koincidence, pikërisht sot Shterjevit i skadon mandati si kryetar i Këshillit, por sipas tij kjo nuk do t’i zvarrisë procedurat e shkarkimit të Janevës.

Do të kemi kryetar të ri. Tek ne sot i ndërpritet njërit, fillon tjetri, nuk do të ketë vakum”, tha kryetari i Këshillit të Prokurorëve.

Seanca për kryetarin e ri të Këshillit do të mbahet nesër.

Shterjev nuk deshi të komentojë planin B të pushtetit, se nëse Ligji për Prokurorinë nuk arrin 2/3-tat në Kuvend,  ngërçi të zhbllokohet përmes ndryshimit të ligjit për Këshillin e Prokurorëve i cili mund të kalojë me shumicë të thjeshtë votash. Kreu i Këshillit ri përsëriti se emërimi i një ushtruesi detyre në vend të Janevës, mund të bëhet vetëm nëse ajo shkarkohet, ashtu siç e parashikon ligji. Nëse prokurorët e tjerë mund të vazhdojë edhe më tej t’i përfaqësojnë lëndët në gjykata, Shterjev tha se kjo për momentin është pyetje hipotetike për të cilën Këshilli do të deklarohet pas përfundimit të procedurave.

Shefja e Krimeve të Rënda Vilma Ruskovska, pardje për tre orë më radhë prezantoi para Këshillit të gjitha procedurat për skandalit Reket dhe arsyet se pse e çoi në paraburgim prokuroren Janeva, së cilës me ligj mandati i skadon më 15 shtator./TV21