Përmbyllet fushata zgjedhore në Prizren

Veseli tha se katër vitet e ardhshme janë vite të vendimeve të mëdha

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli tha sot në Prizren se më 11 qershor do të fitojë bindshëm koalicioni i lirisë, koalicioni i dritës, koalicioni i mbrojtjes së Kosovës për ndërtimin e vendit dhe fuqizimit ekonomik të shtetit tonë.

“Fillimi i Ri do të shënoj fitorën më të madhe ndonjëherë në Republikën e Kosovës. Kjo fitore do të jetësohet me votën e qindra e mijëra qytetarëve anekënd Kosovës, të cilët e duan një fillim të ri për vendin. Prizreni që pa dyshim do e madhështoj këtë fitore”, tha Veseli.

Sipas Veselit Kosova gjendet para vendimeve qenësore që ndërlidhen drejtëpërdrejt me përmbylljen e procesit të shtet – ndërtimit. Katër vitet e ardhshme janë vite të vendimeve të mëdha dhe të rëndësishme për të ardhmen euro-atlantike të Republkiës së Kosovës.

“ Nuk duhet të presim nga të tjerët që të marrin vendime për ne. Kosovës i duhet një Fillim i Ri për të avancuar agjendën shtet – ndërtuese dhe integruese për të ardhem e fëmijeve tanë”, ka thënë Veseli.

Sipas tij plaforma politike e PDK-së e cila udhëhiqet nga parimet e Fillimit të Ri ofron vizionin për Republikën e Kosovës jo vetëm për katër vitet e ardhshme, por edhe për një periudhë më afatgjatë, që ndërlidhet me të ardhemn euroatlantike të vendit tonë.

“Me vendosmërinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me mbështetjen e tyre ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, Republika jonë do të dalë nga këto zgjedhje nacionale me një Fillim të Ri, me besim drejt së ardhmes ka thënë në përfundim të fjalimti të tij kryetari i PDK-së.

Back to top button