Fushatë vetëdijësuese kundër diskriminimit të viktimave të dhunës seksuale

Fushatë vetëdijësuese kundër diskriminimit të viktimave të dhunës seksuale

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala mbanë konferencën përmbyllëse të fushatës vetëdijësuese kundër diskriminimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë “Një fije dritë”.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë krerë institucional vendor e ndërkombëtar, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, diplomatë të huaj, përfaqësues të mediave si dhe disa nga viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Në konferencë do të shpalosen aktivitetet 10 ditore gjatë fushatës, video-mesazhi që i parapriu fushatës, si dhe do të adresohen kërkesat e viktimave tek  krerët institucional përgjegjës.