Dyshohet se drejtuesi i makinës u largua nga vendi i ngjarjes

Dyshohet se drejtuesi i makinës u largua nga vendi i ngjarjes

Një makinë e blinduar me targa ruse u përfshi në një aksident në Tiranë.

Sipas raportimeve, makina u gjet e përmbysur në sheshin “Shqiponja” rreth orës 22:00 të së mërkures, ndërsa ende janë të paqarta rrethanat e aksidentit.

Mësohet se makina është Benz G-Class, ndërsa në automjet nuk u gjet asnjë person.

Dyshohet se drejtuesi i makinës u largua nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia, ndërsa dyshohet se ai është me precedent penal.

Policia po shikon zonën për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të makinës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, raporton oranews.