Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës

Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës

Dy të rinj mbetën të lënduar në një aksident rrugor në Bulqizë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës, në afërsi të Qafës së Buallit, ku mjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Të lënduarit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Policia me të mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./oranews