Përmbyset traktori, humb jetën një person

Rasti po hetohet

Një 70-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor në Lezhë të Shqipërisë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tale në orën 06:50 të mëngjesit të sotëm.

Sipas policisë, traktori i tipit “Zetor” ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi Mark Luli 70 vjeç, banues në Tale, Lezhë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Back to top button