Pezullohet mësimi

Pezullohet mësimi

Për shkak të reshjeve të dendura në Tiranë, ka pasur përmbytje të shumta. Stuhia e fuqishme ka sjellë probleme në disa pjesë të qytetit, ku janë rrëzuar disa pemë në rrugët kryesore.

Poashtu, oborret e tri shkollave të Tiranës janë përmbytur për shkak të reshjeve të shiut.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, njoftoi se nën ujë janë oborret e shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkollës 9-vjeçare “Yzberisht” dhe shkollës 9-vjeçare Lalm.

Si pasojë, sot në këto shkolla nuk bëhet mësim.

Ekipet e Bashkisë dhe Ministrisë janë duke punuar në terren. Dita e mësimit sot do të zëvendësohet në një ditë tjetër ndërsa po përpiqemi që këto shkolla të hapen nesër“, shkroi Shahini në Facebook./21Media