Dëme të mëdha në jug të Shqipërisë

Dëme të mëdha në jug të Shqipërisë

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së mërkurës Shqipërinë, shkaktoi përmbytje dhe dëme të mëdha në jug të vendit. Zona të tëra të Gjirokastrës u përfshinë nga stuhitë e shiut dhe breshërit.

Në Vlorë, rrebeshi i shiut shkaktoi përmbytje në disa akse kryesore të qytetit. Përmbytje pati në bulevardin Vlorë-Skelë, akset lidhëse të rrugës Transballkanike me bulevardin e Vlorës, lagjja “Pavarësia”, rruga “Kosova”, si dhe disa blloqe banimi në brendësi të qytetit. Reshjet e shiut nisën rreth orës 22:00 të darkës.

Reshje shiu dhe erëra të forta u regjistruan dhe në Sarandë. Dëme të mëdha materiale, duke shkatërruar lokale dhe banesa, pemë të thyera etj./oranews