Enca po vjen me projektin e radhës

Enca po vjen me projektin e radhës

Këngëtarja e mirënjohur, Enca Haxhia së shpejti pritet të vijë me projekt të ri. Këngëtarja këtë e bëri të ditur përmes një imazhi të publikuar sonte në instagram, shkruan rtv21.tv

Me flokë të lëshuara dhe me fustan të zi, Enca duket mjaft bukur dhe tërheqëse në fotografinë e fundit, që siç duket është pjesë e xhirimeve të projektit të radhës.

“COMING SOON”, shkroi Haxhia krahas imazhit, në të cilin po merr komente dhe pëlqime të shumta.

 

View this post on Instagram

 

COMING SOON

A post shared by ENCA (@enca) on

Ndryshe, projekti i fundit muzikor i Encës është “MWAH”, i publikuar më 15 nëntor, i cili deri tani në Youtube ka rreth 3 milionë klikime./21Media