Haradniaj falenderoi organizatorët e këtyre festivaleve

Haradniaj falenderoi organizatorët e këtyre festivaleve

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook, theksoi se festivalet ndërkombëtare si “Sunny Hill” dhe “DokuFest” po e dëshmojnë se Kosova ka vlera të mëdha në kulturë dhe aftësi në organizime me peshë globale.

Me këtë rast, Haradinaj përgëzoi Dua Lipën dhe organizatorët e këtyre festivaleve.

”Përmes festivaleve ndërkombëtare, si “Sunny Hill” dhe DokuFest, Kosova po dëshmon vlera të mëdha në kulturë dhe aftësi në organizime me peshë globale. Mbresëlënës fakti se angazhimi i pandalshëm i krijuesve të këtyre festivaleve, po mbledh rreth vetës turistë të shumtë, adhurues dhe njerëz të njohur të botës së filmit e të muzikës dhe e rëndit Kosovën në hartën e ngjarjeve të mëdha globale. Përgëzoj këngëtaren tonë me famë botërore Dua Lipa dhe organizatorët e DokuFest, që po iu ofrojnë qytetarëve të këtij vendi një atmosferë të gjallë e përplot entuziazëm. Falemnderit të gjithë atyre që na bëjnë krenarë me veprat e tyre”, shkroi Haradinaj në Facebook.

“Sunny Hill Festival” starton sonte ku do të performojë Miley Cyrus si dhe këngëtarët e tjerë si Elvana Gjata, Njomza, Ilira, Yll Limani, Kejsi Tola, Xuxi, Bojken Lako etj. “Sunny Hill” vazhdon me këngëtarë të tjerë më 3 dhe 4 gusht po ashtu në parkun e Gërmisë.
Ndërsa, për të tetëmbëdhjetën herë, në qytetin e Prizrenit sot fillon festivali Dokufest. /21Media