Përparësitë dhe sfidat e projekt-buxhetit 2018

GAP ka analizuar shpërndarjen aktuale të projektbuxhetit

Qeveria e Kosovës aprovoi Projektligjin për buxhetin 2018, që ishte edhe afati i fundit bazuar në nenin 22 të Ligjit për financat publike dhe përgjegjësitë (LFPP). Tani, projektligji është miratuar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës. Instituti GAP ka analizuar shpërndarjen aktuale të projektbuxhetit në kategoritë kryesore duke u fokusuar në përparësitë dhe sfidat e tij.

Në kuadër të analizave për financat publike, Instituti GAP ka përgatitur një analizë të shkurtër lidhur me Projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.

“Në vitin 2018, të hyrat buxhetore pritet të jenë rreth 1 miliard e 829 milionë euro, që janë rreth 6% më të larta se në vitin 2017; ndërsa shpenzimet afro 2 miliardë e 82 milionë euro, apo rreth 15% më shumë se në vitin paraprak”, thuhet në analizën e Institutit GAP.

Ndër tjera janë analizuar trendi i të hyrave dhe shpenzimeve, buxhetet komunale, prioritet zhvillimore të projekteve kapitale dhe zbatimi i rekomandimeve buxhetore të Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2016.

Analizën e plotë për projektbuxhetin e vitin 2018 mund ta gjeni të bashkangjitur në këtë email ose duke klikuar këtu.

Back to top button