Hoti: Nuk ka rend shtëpie këtu

Hoti: Nuk ka rend shtëpie këtu

“Mjaft i përdorët viktimat dhe përvjetorët për përfitime politike. Turp duhet me ju ardhur”,  ishte deklarata e deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, që nxiti reagimin e deputetes së PDK-së Ganimete Musliut.

Musliu tha se nëse këtu është dikush që duhet me i ardhur turp, është deputetja Bajrami, shkruan rtv21.tv

“ Sot është dashur që ky parlament t’i mbyllë dyert në orën 10:00 dhe të gjithë të rreshtoheshim në Poklek e të bëjmë nderime para atyre të rënëve që fatkeqësisht familjet e tyre nuk e kanë as nga një varr ku duhet t’u qesin lule më të dashurve të tyre. 54 anëtarë të familjes Pokleku të gjithë të varrosur në një varr, dhe ne të akuzohemi pse paskemi shku me bo nderime sot atje është turpi më i madh që dikush në këtë kuvend e thotë”, u shpreh Musliu.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se ky debat është i panevojshëm dhe ftoi deputetët të përmbahen në gjuhën që po e përdorin.

Hoti tha se nderimet më të mëdha martirëve të luftës do t’u bëheshin nëse Kuvendi sot do të fillonte seancën me kohë, jo 2-3 orë me vonesë, dhe nëse shtetasit punojnë për ta çuar përpara vendin.

Sipas Hotit, në Kuvend vetëm po fyhet, nuk ka kurrfarë rendi shtëpie./21Media