Mbi 50 të lënduar

Mbi 50 të lënduar

Së paku 15 persona kanë vdekur dhe mbi 50 të tjerë janë lënduar në një përplasje kokë mes dy trenave në distriktin Brahmanbaria në Bangladeshin lindor të martën, sipas mediave lokale.

“I dërguam të lënduarit në spitale të ndryshme të regjionit”, tha shefi i policisë së distriktit, Anisur Rahman për AFP.

Rahmani i tha agjencisë Anadolu se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi që disa pasagjerë janë bllokuar nën vagonë, transmeton rtv21.tv

Incidenti ndodhi në rrethin Brahmanbaria, rreth 100 kilometra në lindje të kryeqytetit Dhaka.

Shërbimet e trenit midis kryeqytetit Dhaka dhe dy qyteteve të tjera të rëndësishme – Sylhet dhe Chittagong – janë pezulluar.

Presidenti i Bangladeshit, Abdul Hamit dhe kryeministri Sheikh Hasina shprehën ngushëllime për familjet e viktimave.

Aksidentet me trena janë të shpeshta në Bangladesh dhe shkaktohen nga sinjalizimi i dobët ose infrastruktura e shkatërruar./21Media