Dy persona tjerë janë lënduar

Dy persona tjerë janë lënduar

Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Cërrik.

Sipas policisë, “ngjarja ka ndodhur në fshatin Kamuna, ku është përplasur mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. Sh., me një tjetër “Benz”, me drejtues shtetasin A.H dhe një karrocë me drejtues shtetasin A.M., banues në fshatin Linas, Cerrik”.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë shtetasi Agron Shermlli, 48 vjeç, i cili ishte pasagjer në një nga automjetet si dhe Agim Menci 50 vjeç, drejtuesi i karrocës.

Ndërsa dy drejtuesit e automjeteve, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./oranews