Rasti po hetohet

Rasti po hetohet

Një autobus që transportonte turistë kinezë është aksidentuar në shtetin amerikan të Utah, ku mbetën të vdekur katër persona dhe 5 të tjerë të lënduar rëndë.

Automjeti ishte afër Parkut Kombëtar “Bryce Canyon” kur ai devijoi rrugën dhe goditi një mbrojtëse të rrugës, transmeton rtv21.tv.

Nga 31 personat që ishin në autobus, katër humbën jetën dhe pjesa tjetër u dërguan në spital me lëndime të lehta por edhe të tjerë që ende janë në rrezik për jetën.

Autoritetet po hetojnë shkakun e përplasjes.

Policia ka thënë që ata kishin marrë thirrje në lidhje me aksidentin rreth orës 11:32 me kohën lokale të premten.

Parku “Bryce Canyon” është i njohur për peizazhin dallues të rruzujve të ngushtë me shkëmbinj të kuq./21Media