Krijohet tollovi në komunikacion

Krijohet tollovi në komunikacion

Te Rrethi i flamurit, në Prishtinë një kamion me rimorkio “fërkohet” me autobusin urban nr.4 e kështu kjo gërvishtje i kushtoi keq autobusit pasi njëra anë u zhvesh fare kurse më e keqja ishte se një orë trafiku në këtë pjesë të qytetit u zhvillua me vështirësi.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të një përgjigje për të mësuar më shumë rreth këtij rasti.

Te shtojmë se kamionë të tillë me mbingarkesa në vendet e BE-së në qytete nuk qarkullojnë ditën por në orët e natës nga 22.00 deri 05 te mëngjesit. Në Prishtinë u zbatua para disa vitesh kjo ndalesë gjatë një vere por u harrua dhe kurrë me nuk u zbatua…/21 Media