Aksident rrugor në Korenë Veriore

Aksident rrugor në Korenë Veriore

Së paku 32 turistë, shumica prej të cilëve kinezë kanë vdekur në një aksident rrugos në Korenë Veriore. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Lu Kang ka thënë në një konferecë për gazetarë se aksidenti ka ndodhur një ditë më parë në provincën veriore, Huang-hae në jug të Penjanit.

Lu Kang tha poashtu se Kina ka dërguar një ekip mjekësor të shoqëruar nga diplomatët, duke shtuar se dy turistë kinezë janë në “gjendje të rëndë shëndetësore”.

Pamjet nga televizioni shtetëror kinez kanë treguar pamje të autobusit të dëmtuar.

Kina është partnerja më e madhe tregtare e Koresë Veriore dhe turistët kinezë janë në mesin e vizitorëve më të shpeshtë në shtetin e izoluar./21Media