4 pasagjerë morën lëndime të rënda

4 pasagjerë morën lëndime të rënda

33 persona mbetën të lënduar, 4 prej tyre rëndë si pasojë e një aksidenti me një autobus në veri të Francës.

Autobusi Flixbus u rrëzua pak para mesnatës të së dielës, në autostradën A1 në Estrées-Deniécourt, në departamentin Somme.

Raportohet se autobusi me pasagjerë të 10 kombeve ka rrëshqitur për shkak të erës dhe shiut, pastaj ishte përplasur në një kantier roje dhe u rrotullua në anën e tij, transmeton rtv21.tv.

Një fotografi e postuar në Twitter nga xhandarmëria Somme tregon autobusin e shkatërruar dhe të rrethuar nga mbeturinat.

Flixbus është një kompani gjermane që drejton shërbimin e autobusëve ndërkombëtarë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, që punon me kompani rajonale të autobusëve. Kjo kompani është jashtëzakonisht e popullarizuar tek të rinjtë me një buxhet të vogël, veçanërisht studentët.

Në tetor, një tjetër autobus i Flixbus që udhëtonte nga qyteti spanjoll Barcelona për në Bordeaux, në jug-perëndim të Francës, u aksidentua në autostradën A61 pranë Bizanet, në departamentin Aude të Francës. Një grua 21-vjeçare vdiq dhe 17 të tjera u lënduan./21Media