Policia ka shoqëruar personat e dyshuar të përfshirë në konflikt

Policia ka shoqëruar personat e dyshuar të përfshirë në konflikt

Një  50-vjeçar ka vdekur sot në Vlorë pas një konflikti me tre persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, në zonën pranë kabinave të Plazhit të Vjetër.

“Dyshohet se pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ka rënë në tokë pa ndjenja”, ka njoftuar policia.

Viktima është 50 vjeçari, Stavri Mino.

“Nga kqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dhune të dukshme, megjithatë po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes”, ka sqaruar policia e Vlorës.

Dëshmitarët  në vendin e ngjarjes thonë se “i vëllai i viktimës është konfliktuar me të zotin e lokalit. 50 vjeçari është futur për t’i ndarë. Ai ka qenë i pirë dhe gjatë konfliktit është rrëzuar në tokë duke përplasur kokën. Për pasojë gjeti edhe vdekjen”.

Policia ka shoqëruar shtetasit A.M, A.H dhe N.H., (pronari i lokalit, i vëllai dhe një person i tretë) si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore, raporton oranews.