Përplasje e akuza mes Haxhiut e Deliu-Kodrës

Gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës këtë të premte pati akuza e përplasje për punësimet familjare ndërmjet ministers së Drejtësisë, Albulena Haxhiut dhe deputetës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodrës.
Duke folur për punësimet familjare, Haxhiu, ka pyetur deputeten e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, lidhur me punësimin e motrës së saj në prokurim të Kuvendit dhe vëllait në RTK.
Në anën tjetër, deputetja Deliu-Kodra tha se kunati i ministres Haxhiu është i arrestuar për terrorizëm në Maqedoninë e Veriut.
Mënjëherë pas kësaj, Haxhiu replikoi Deliu-Kodrën duke thënë se “për ata që se dinë është fjala për rastin e Kumanovës, le ta vlerësojnë institucionet e drejtësisë se si ka ndodhur ai rast. Ndoshta zonja Deliu e di si ka ndodhur ai rast e le t’i tregojë institucioneve të drejtësisë”, tha Haxhiu./21Media

Back to top button