Viktima tjetër ndodhet në spital

Viktima tjetër ndodhet në spital

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmë rreth orës 23:50 në fshatin Zezë, të Krujës.

Policia njofton se shtetasit M.H., dhe Sh.B., janë plagosur me armë zjarri dhe për pasojë njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Viktima është shtetasi Sh.B., ndërsa M.H., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews