Protesta ka nisur që nga ora 06:00 e mëngjesit

Protesta ka nisur që nga ora 06:00 e mëngjesit

Ka nisur me tensione protesta e sotme (12 nëntor) e banorëve të “Astirit” në Shqipëri, pas paralajmërimeve se IKMT do të nisë sot aksionin për shembjen e banesave.

Tensionet kanë nisur që prej orës 06:00 të mëngjesit tek ‘Sheshi Shqiponja’, ku ka pasur përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë. Po ashtu, shumë banorë janë shoqëruar në polici.

Mësohet se banorët e kanë kaluar natën jashtë në mbrojtje të banesave të tyre. Banorët e Unazës së Re kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesave të tyre.

Forcat e policisë kanë bllokuar rrugën në të dyja anët e Unazës, ndërsa qytetarët janë të agravuar pasi nuk lejohen të kalojnë rrugën për të shkuar në punë./oranews