Pacolli i reagon Matoshit

Pacolli i reagon Matoshit

Njëri prej themeluesve të Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli ka reaguar ndaj bashkë-partiakut të tij, Fatmir Matoshit i cili ka deklaruar se AKR nuk do të pranojë të jetë pjesë e qeverisë së re.
Sipas Pacollit, i vetmi person që duhet të flasë për një gjë të tillë është kryetari i partisë, Behgjet Pacolli.

“Gjatë periudhës kohore pas zgjedhjeve në vend ka pasur disa qëndrime të partive politike që janë për tu përshëndetur po ashtu ka pasur edhe qëndrime dhe deklarime që kanë pasur për qëllim hutimin e opinionit të gjerë, në kuadër të këtyre deklarimeve ka pasur edhe disa deklarata të disa anëtarëve të AKR-së siç është edhe kjo e sotmja e z.Fatmir Matoshi se AKR nuk do të pranojë të jetë në qeverinë e ardhshme. Si themelues dhe ish sekretar organizativ i këtij subjekti konsideroj që në këtë fazë në emër të AKR-së mundet të deklarohet vetëm presidenti i AKR-së z.Behgjet Pacolli dhe asnjë anëtar tjetër, kjo për faktin se AKR ka muaj që ka shpallur zgjedhjet e brendshme dhe të gjitha funksionet kanë pushuar e rrjedhimisht asnjë nga ish drejtuesit nuk është vendimmarrës për të ardhmen politike dhe pozicionimin e AKR-së në të tashmen dhe të ardhmen.”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ai tutje nuk e ka përjashtuar mundësinë që AKR të jetë pjesë e qeverisë, por se ka thënë që këtë mendim e jep në vetëm personalisht.

“Qëndrimi i thënë nga z.Matoshi për mospjesëmarrjen e AKR-së në qeveri është totalisht qëndrimi i tij personal dhe nuk bartë vullnetin e strukturave dhe të anëtarësisë së AKR-së.
Personalisht unë dhe numër i madh i strukturave dhe anëtarësisë mendojmë se nëse qeveria e ardhshme do të ketë nevojë për mbështetje të AKR-së, ne do të shohim mundësinë e dhënies së kontributit në të mirë të vendit. Interesi i vendit ka qenë, është dhe do të mbetet primar për mua dhe AKR-në.”, ka shkruar ndër tjerash Pacolli.

Kujtojmë se koaliconi Nisma- AKR- PD në bazë të rezultateve finale të zgjedhjeve të shpallura nga KQZ-ja më 7 nëntor, nuk e kishte kaluar pragun. Por, ky koalicion ka bërë kërkesë që të hiqeshin nga rezultati votat e ardhura nga Serbia. Ankesa është miratuar dhe kaolcioni pastaj ka kaluar pragun./21Media

Si themelues i Aleancës Kosova e Re e ish sekretar organizativ i kësaj partie jam duke përcjell me vëmendje procesin e…

Gepostet von Rrahim Pacolli am Samstag, 23. November 2019