Situata mbetet e tensionuar

Situata mbetet e tensionuar

Tentativat e proteuseve për të hyrë në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë dhe për të çarë kordonin e policisë, ka nxitur reagimin e këtyre të fundit.

Policia hodhi gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, të cilët tashmë po largohen nga hyrja kryesore e Parlamentit.

Megjithatë, tek Kuvendi situata mbetet e tensionuar.

Opozita e bashkuar në Shqipëri sot po proteston përpara Kryeministrisë në Tiranë. Kjo është protesta e tyre e pestë në një muaj me kërkesën për dorëheqje të kryeministrit, Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.