"Trëndafili i bardhë" në panairin e librit nga  13 nëntori

“Trëndafili i bardhë” në panairin e librit nga  13 nëntori

Princesha Elia Zahria-Zogu ka sjellë përrallen “Trëndafili i bardhë” të cilën ia ka kushtuar Mbretëreshës Gardaline dhe jetës së saj nga fëmijëria deri në kurorëzimin në martesë me Mbretin Zog I.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Princesha në rrjetet sociale ku është shprehur se këtë përrallë e ka shkruar me shumë dashuri duke hulumtuar për  të kaluarën e saj. Hulumtimet për këtë Princeshës i kanë marrë kohë dy vite.

“E kam shkruar me shumë dashuri, duke hulumtuar në kujtimet e saj të shkruara, në fotot e saj aq frymëzuese, në kujtimet e Princ Lekës që u rrit nën përkujdesjet e saj. Për dy vite rradhazi, së bashku me mikeshën time të zemrës Ledia Kostandini kemi bashkëpunuar intensivisht, dhe ajo ka sjellë mjeshtërisht ilustrimet më të bukura që mund të ëndërroja, duke i dhënë jetë çdo fantazie timen! Pa të kjo përrallë nuk do kishte kurrë këtë ndjeshmëri”, ka shkruar Elia në Facebook.

Përralla “Trëndafili i Bardhë” do të jetë pjesë e Panairit të librit që fillon nga data 13 nëntor. /21Media