Vendosini në sirtarin ku zakonisht mbani frutat dhe perimet

Vendosini në sirtarin ku zakonisht mbani frutat dhe perimet

Frigoriferi është pa diskutim një ndër pajisjet elektro-shtëpiake më të përdorura dhe më të dobishme në çdo familje.

Në frigorifer vazhdimisht mbahen ushqimet dhe ai është i prirur të marrë erë në momentin kur këto ushqime qëndrojnë për një kohë të gjatë.

Nuk keni përse të rrini e ta pastroni çdo moment nëse vendosni një ose më shumë sfungjerë të papërdorur në sirtarin ku zakonisht mbani frutat dhe perimet.

Sfungjerët do të thithin lagështinë e tepërt dhe do t’i ndihmojnë ushqimet të rezistojnë më shumë. Sapo të vini re se sfungjerët bëhen të lagësht mund t’i zëvendësoni me të tjera./21Media