Pastrimi i telefonave preferohet të bëhet çdo ditë, me një leckë me mikrofibër , duke e lagur atë me ujë të pastër dhe alkool

Pastrimi i telefonave preferohet të bëhet çdo ditë, me një leckë me mikrofibër , duke e lagur atë me ujë të pastër dhe alkool

Telefonat e mençur janë pjesë me të cilët tashmë e kalojmë pjesën më të madhe të kohës . Por ata janë edhe grumbullues mjaft i shpejt i papastërtive dhe baktereve të cilat i mbledhin tërë kohën.

Nëse nuk bëjmë pastrimin e rregullt dhe ne mënyrë të duhur të tyre lehtësisht mund të infektohemi në mënyra nga më të ndryshmet.

Pastrimi i telefonave preferohet të bëhet çdo ditë, me një leckë me mikrofibër , duke e lagur atë me ujë të pastër dhe alkool. Asnjëherë nuk preferohet që ta spërkatni direkt ekranin e celularit , por që fillimisht ta lagni leckën.

Nëse nuk mund t’i gjeni këto produkte menjëherë atëherë përdorni lecka të lagura antibakteriale, por assesi mos e anashkaloni  pastrimin e telefonit tuaj , pasi që tërë kohën i ekspozohet baktereve të shumta.