Taifuni Maria drejt Kinës pasi që godet Taivanin

Taifuni Maria drejt Kinës pasi që godet Taivanin

Taifuni Maria ka qenë shkak i lëndimit të dy njerëz në Taiva dhe ka detyruar më shumë se 3,000 njerëz të lëshojnë shtëpit e tyre. Tani tajfuni është drejtuar për nga Kina, kanë thënë autoritetet të mërkurën.

Për dy të vdekurit qeveria ka raportuar se janë rrëzuar nga trupi i një peme në kryeqytetin Taipei të marten. Për shkak të stuhisë me forcë mesatare 3,430 njerëz janë larguar nga shtëpitë për të shpëtuar nga rrëshqitjet e mundshme të tokës.

Në vitin 2009 tajfuni Morakot ka vrarë 700 njerëz ne Taivan, duke fshirë nga faqja e dheu një fshat të tërë në të cilin humbën jetën 400 njerëz.

Shpejtësia e erës në këtë zonë ka shkuar deri në 191 kilometra në orë dhe ka shkaktuar anulimin e shumë fluturimeve internacionale.

Image result for typhoon maria in taiwan towards china

Përveç në Taivan edhe në Kinë kanë filluar evakuimet për tu siguruar nga stuhia që pritet të vijë.

Tajfunet zakonisht godasin në Taivan, Kinë, Japoni, Filipine dhe Vietnam. Ato godasin përgjatë muajit qershor e deri në nëntor./21Media