Në orën e fundit u shënuan tri tërmete

Në orën e fundit u shënuan tri tërmete

Përsëri lëkundje të forta tërmeti u shënua në orën 11:52 minuta në Shqipëri.

Epiqendra e tërmetit është 39 km në perëndim të Tiranës dhe 19 km në veriperëndim të Shijakut.

Tërmeti ishte me magnitudë 5.1.

Dy lëkundje të tjera u shënuan rreth orës 11:25 dhe 11:22 me magnitudë 3.3 dhe 4, raporton oranews.

Deri tani të vdekur nga tërmeti i së martes në mëngjes kanë vdekur 42 persona, ndërsa janë lënduar qindra të tjerë.