Tërmeti ishte 5.1 shkallë të Rihterit

Tërmeti ishte 5.1 shkallë të Rihterit

Pas tërmetit shkatërrues që ka goditur mbrëmë Turqinë, ky vend po vazhdon të goditet prapë nga tërmetet.

Tërmeti më i fuqishëm sonte ishte ai me fuqi  5.1 shkallë të Rihterit.

Epiqendra e tërmetit ishte katër kilometra nga Donagyol dhe 40 kilometra nga zona Elazig, qytet ku ishte e përqendruar dje fuqia e tërmetit shkatërrues, fuqia e të cilit ishte 6.6 shkallë të Rihterit.

Nga tërmeti i djeshëm deri më tani është konfirmuar vdekja e 29 qytetarëve, ndërsa 1400 persona janë lënduar.