Turqia e paralajmëron Qipron mbi eksplorimin e energjisë në Mesdhe

Turqia e paralajmëron Qipron mbi eksplorimin e energjisë në Mesdhe

Kryeministri turk Binal Jildirim e ka paralajmëruar Qipron se hapat e tij për të eksploruar energjinë përreth Mesdheut lindor janë “të parakohshëm dhe të rrezikshëm”, duke shtuar se Ankaraja do të vazhdoj ti mbroj të drejtat dhe interesat e qipriotëve turqë, shkruan rtv21.tv

Ai i bëri këto komente gjatë një ceremonie në Nikosia, që u organizua me rastin e 43 vjetorit të të ashtuquajturit “Operacionit paqësor qipriot” të 20 korrikut të vitit 1974, kur trupat turke pushtuan veriun e ishullit në përgjigjje ndaj një grusht shteti të nxitur nga Greqia.

Javën e kaluar Turqia dërgoi dy anije dhe një nëndetëse për të monitoruar një anije manovruese që ishte kontraktuar nga kompanitë franceze dhe italiane të naftës për të eksploruar për gaz në lindje të Mesdheut.

Ankaraja ka thënë se do të ndërmerr masa kundër Qipros për këtë dhe se burimet e hidrokarbureve në ujërat përreth ishullit të ndarë u përkasin të dyja palëve. Tensionet mbi eksplorimin e energjisë në ishull janë përshkallëzuar pas dështimit më 7 korrik të këtij viti të bisedimeve për ribashkimin e ishullit./21Media