Ecje nga “Swiss Diamond” deri te busti i Sekretares Albright

Ecje nga “Swiss Diamond” deri te busti i Sekretares Albright

Në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë po zhvillohet “Ecje për liri”, ecje e personaliteteve të larta ndërkombëtare dhe vendore nga hoteli “Swiss Diamond” deri te busti i ish-sekretares, Madeleine Albright.

Ndërsa, në orën 15:00 do të bëhet vizitë në Bulevardin “Bill Clinton”, afër shtatores së ish-Presidentit, Bill Clinton.

Albright paradite ka zhvilluar takime të ndara me krerët e shtetit. I pari i shtetit, Hashim Thaçi e ka dekoruar atë me medaljen “Urdhri i Lirisë”. Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj në shenjë mirënjohje, i ka dhuruar një pullë postare ish-sekretares.

Ndërkaq, kryekuvendari, Kadri Veseli, i ka dhuruar një filigran të punuar me dorë nga Prizreni.