10 Personazhe të filmave që u frymëzuan nga karakteret dhe pamjet e njerëzve në jetën reale

10 Personazhe të filmave që u frymëzuan nga karakteret dhe pamjet e njerëzve në jetën reale

Shumë fëmijë u rritën me Pocahontas, Belle dhe Lizën, qeshën dhe u munduan të dukeshin si ato, por askujt nuk i erdhi në mendje se këto personazhe të filmave më të njohur ndër vite u frymëzuan nga pamjet e njerëzve në jetën reale.

Bright Side ka ndarë 15 personazhe nga filmat ikonë të të gjitha kohërave të cilët janë frymëzuar nga pamjet e njerëzve të vërtetë, përcjell rtv21.tv.

Harley Quin, apo ndryshe e dashura e Joker, u inspirua nga aktorja amerikane që gjithashtu është komediane dhe skenariste Areelen Sorkin. Krijuesi i karakterit të Harley Quin, Paul Dini kishte shoqëri të ngushtë me Areelen, për të cilën thotë se sa herë e dëgjonte duke folur, karakteri dhe pamja e saj pështatej shumë me personazhin që donte ta krijonte.

Joker, origjina e këtij palaçoje nuk ishte nga cirku. Inspirimi për krijimin e këtij personazhi ishte aktori gjerman Konrad Veidt, me rolin e tij në filmin “The Man Who Laughs”. Edhe pse pamja e Joker ka ndryshuar ndër vite, ka ende elemente të njejta në fytyrë me Veidt si: buzëqeshja e ngrirë, lëkura e bardhë dhe një shenjë tjetër.

Pocahontas u frymëzua nga Irene Bedard, aktore amerikane që u bë e njohur nga shumë filma. Për Disney ajo ishte model për krijimin e Pocahontas që i dha një prezencë të fuqishme dhe emocionale këtij karakteri.

Belle nga E Bukura dhe Bisha, u frymëzua nga aktorja Katharine Hepburn, që përveç bukurisë i dha edhe forcën dhe dashurinë e saj për librat.

Milhouse nga filmi i animuar The Simpsons, u frymëzua nga një karikaturë e Paul Peiffer, një aktor në serialin “The Wonder Years” që luhet nga Josh Saviano.  Ai dhe shoku i tij i ngusht janë pjesë e këtij filmi të animuar, me të njejtën pamje, stil flokësh dhe syze.

Chuckie Finster në filmin Rugarts u frymëzua nga Mark Motherbaugh, një këngëtar, kompozitor, producent dhe artist vizuel amerikan. Jo vetëm për zërin në këtë film por edhe për dukjen dhe karakterin e personazhit kryesor Chuckie.

Kyle Broflovski nga filmi South Park u frymëzua nga krijuesi i shumë serialve Mat Stone, përveç zërit Kyle ka edhe sjelljet dhe besimet e tij.

Serverus Snape në filmin Harry Potter u frymëzua nga Jhon Nettleship, një profesor kimie që ishte pikërisht profesor i autores së serive të librave të Harry Potter J.K.Rowling, edhe vet ai kishte thënë se shumë student e dinin se ky karakter ishte frymëzuar nga ai prej flokëve, dhëmbëve, qëndrimin dhe seriozitetin.

Liza në botën e çudirave, u frymëzua nga Alice Liddlle një 10 vjeçare dhe mike e  tre vajzave të Lewis Carroll, shkrimtarit të këtij libri që u bë edhe film.

Kapiten Gremçi nga filmi i Peter Pan, pamja e të cilit u frymëzua nga komediani i njohur amerikan Hans Conried. Në fillim ai ishte vetëm zëri i karakterit por ishte aq autentik sa që animatorët vendosën imazhi i tij të ishte frymëzim për pamjen e kapitenit.

Këto janë ndër karakteret e preferuara të fëmijëve nga filmat e animuar dhe fiktiv dhe nuk ishte menduar asnjëherë se krijmi i tyre  kishte nisur pikërisht nga njerëzit në jetën reale, të cilët përveç zërave dhe pamjes ishin përshtatur shumë mirë me sjelljet dhe qëndrimin e personazheve./21Media.