Tryezë diskutimi e organizuar nga GLPS

Tryezë diskutimi e organizuar nga GLPS

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) sot nga ora 10:30 organizon tryezën e diskutimit me temë “Perspektiva Evropiane e Kosovës sipas Strategjisë së Zgjerimit: Çfarë pritet të bëjë Kosova në vitet e ardhshme?”.

Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të diskutoi implikimet e Strategjisë së Zgjerimit drejt të ardhmes Evropiane të Kosovës.

Diskutimi do të ofrojë një çasje gjithëpërfshirëse të rrugës drejt integrimit në Bashkimin Evropian, me fokus të veçantë në reformat e domosdoshme gjatë viteve të ardhshme.

Në fillim të diskutimit, Grupi për Studime Juridike dhe Politike do të prezantojë një Analizë Politikash të titulluar “Mekanizmi i Matjes së Bashkimit Evropian rreth Politikave Themelore”.

Kjo analizë studion efikasitetin e mekanizmit të matjes (benchmarking mechanism) së disa politikave të caktuara themeltare.

Për më tepër, kjo analizë do paraqes një grup të rekomandimeve rreth përmirësimit të këtij mekanizmi, mekanizëm kyç i politikës se kondicionalitetit.