Mediat shkruajnë për kampionen e Kosovës

Mediat shkruajnë për kampionen e Kosovës

Associated Press dhe New York Times kanë shkruar për përurimi e shtatores së Majlinda Kelmendit në qytetin e Pejës.

Fillimisht dy gazetat njoftuan lexuesit e tyre se Majlinda është sportistja e vetme nga Kosova që ka fituar medalje në Olimpiadë, dy herë kampione e botës në xhudo dhe poashtu dy herë kampione në Evropë.

Tutje shkrimi i gazetave shpjegon ceremoninë e përurimit dhe pjesëmarrjen e presidentit të Federatës Botërore të Xhudos, Marius Viser, përcjell rtv21.tv

Majlinda është zgjedhur sportistja e vitit në Kosovë, tre vjetët e fundit. Statuja e saj i kushtoi federatës rreth 200 mijë euro“, shkruajnë Associated Press dhe New York Times./21Media