U përurua shtatorja e Majlindës në vendlindjen e saj

U përurua shtatorja e Majlindës në vendlindjen e saj

Në parkun e qytetit në Pejë, sot u përurua shtatorja e sportistes me të suksesshme kosovare, Majlinda Kelmendit.

Përurimin e shtatores e bëri presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, i cili ishte i pranishëm edhe në ceremoninë e Laureatëve 2019, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës të enjten, aty ku pikërisht Majlinda Kelmendi u shpall si sportistja më e mirë për vitin që lamë pas.

Kujtojmë që, Majlinda është sportistja e vetme e Kosovës me medalje Olimpike. Ajo ka fituar të artën në kategorinë -52 kg të xhudos në Lojërat Olimpike RIO 2016.