Pacolli: Kjo ambasadë do të promovojë interesat e Kosovës

Pacolli: Kjo ambasadë do të promovojë interesat e Kosovës

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se sot është përuruar Ambasada e Kosovës në Doha të Katarit.

“Sot Kosova ka përuruar Ambasadën në Doha, Shtetin e Katarit. Kjo ambasadë do të promovojë interesat e Kosovës në një vend që ka një pozicion të rëndësishëm në ekonominë botërore. Kjo Ambasadë e re është pjesë e përpjekjeve të mia për të zgjeruar rrjetin diplomatik të Kosovës në botë dhe forcimin e marrëdhënieve me ekonomi të fuqishme. Në dy vitet e mia si Ministër i Punëve të Jashtme, Kosova ka hapur Ambasadën në Katar, Tajlandë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bangladesh, Norvegji dhe ne jemi në proces për të zgjeruar më tej rrjetin tonë diplomatik”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ai ka thënë se mbrojtja e sovranitetit të Kosovës dhe promovimi i investimeve janë prioritet strategjik i tij./21Media