Albright përjetësisht në Prishtinë!

Albright përjetësisht në Prishtinë!

Po mbahet ceremonia e përurimit te bustit të ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright.

Para pak minutash është mbajtur “Ecja për liri” nga hoteli “Swiss Diamond” për të vazhduar drejt sheshit “Albright” afër American School of Kosova për të bërë përurimin e Bustit të Sekretares Albright.

Ndërkaq, pas pak do të bëhet vizitë në Bulevardin Bill Clinton, afër shtatores së ish- Presidentit, Bill Clinton.

Albright paradite ka zhvilluar takime të ndara me krerët e shtetit. I pari i shtetit, Hashim Thaçi e ka dekoruar atë me medaljen “Urdhri i Lirisë”. Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj në shenjë mirënjohje, i ka dhuruar një pullë postare ish-sekretares. Ndërkaq, kryekuvendari, Kadri Veseli i ka dhuruar një filigran të punuar me dorë nga Prizreni./21Media