Libri u botua edhe në gjuhën shqipe

Libri u botua edhe në gjuhën shqipe

Sot përurohet libri “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës”.

Libri është shkruar nga Jacques Baudouin, ndërsa parathënia është shkruar Bernard Kouchner dhe është botuar edhe në gjuhën shqipe nga Shtëpia Botuese “Buzuku”.

Autori i librit, shkrimtari Jacques Baudoin ka vlerësuar se me këtë libër ka dashur tu tregojë francezëve se në Evropë ka lindur një demokraci.

Përurimi bëhet sot në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogadani”, në ora 12:00.

Jacques Baudouin është një shkrimtar dhe botues francez i lindur më 11 prill 1950./21Media