Libri ofron dëshmi për krimet e kryera serbe në Kosovë

Libri ofron dëshmi për krimet e kryera serbe në Kosovë

Është përuruar sot libri me argumente “Tokë e mbjellë me Varre, Krimet serbe në Kosovë 1998/1999”, i autorit Dibran Fylli, i cili ofron dëshmi për krimet e kryera serbe në Kosovë.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tha se në këtë libër ofrohen argumente për të gjitha krimet që janë kryer në Kosovë nga ana e okupatorit serb.

“Ky libër flet në gjuhën e argumenteve duke filluar nga kapitulli i parë, kapitulli i dytë flet për gjitha krimet serbe, duke filluar nga masakra e Qirezit. Kapitulli i tretë përmban raporte të KMDLNJ-së për krime të serbëve dhe raporteve ndërkombëtare, ndërsa kapitulli pesë flet për emrat e gjithë atyre që kanë kryer krime”, tha ai.

Në emër të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, Skënder Kodra tha se ky libër reflekton gjenocidin e kryer ndaj kombit shqiptar. Ai pati edhe disa kritika ndaj dy krerëve të qeverisë në detyrë, Ramush Haradinaj dhe Behgjet Pacolli për mos realizim të premtimeve.

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati tha se libri dëshmon se duhet punuar vazhdimisht për të dëshmuar gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Profesori Florin Bruqi u shpreh se ky libër jep dëshmi konkrete për të gjitha krimet në Kosovë, ndërsa autori Dibran Fylli tha se libri i tij përfshin emrat e 300 kriminelëve serbë.