Përurohet segmenti i tretë i autostradës “Arbën Xhaferi”

“Jo shpejtësisë, po sigurisë”

Ministria e Infrastrukturës sot nga ora 11:00 do të mbajë ceremoninë e përurimit të segmentit të tretë (i parafundit) të autostradës “Arbën Xhaferi”, Prishtinë-Hani i Elezit.

Përurimi këtij segmenti të gjatë mbi 10 kilometrash do të mbahet nën moton e kampanjës “Jo shpejtësisë, po sigurisë”, e cila kampanjë ka për qëllim vetëdijësimin e ngasësve të automjeteve dhe rritjen e sigurisë në trafik.

Ceremonia e përurimit të segmentit të tretë do të mbahet në fshatin Doganaj në Kaçanik.

Back to top button