Përurohet shiriti rrugor shtesë në pikën doganore të Morinës

Lekaj dhe Minxhozi morën pjesë në përurimin e shiritit rrugor në Morinë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, bashkë me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, të premten ka marrë pjesë në përurimin e shiritit rrugor shtesë në pikën doganore të Morinës, kufiri Kosovë-Shqipëri, bëhet e ditur nga kjo ministri përmes një komunikate për media. Ky shirit shtesë do të ndihmojë qarkullimin edhe më të lirë e të shpejtë të njerëzve dhe mallrave nga të dyja anët e kufirit.

Duke folur për rëndësinë e këtij projekti infrastrukturor, ministri Pal Lekaj ka deklaruar se ky shirit shtesë është në shërbim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave, sidomos për transportuesit nga të dyja anët e kufirit. Lekaj ka thënë se bashkëpunime të tilla si ky, ndikojnë dukshëm në relacionet vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Minxhozi e ka falënderuar ministrin Lekaj dhe dikasterin që ai përfaqëson për kontributin në realizimin e këtij projekti, që ishte prolonguar për një kohë të gjatë, por që falë angazhimit të ministrit Lekaj u krye në më pak se 10 ditë./21Media

Back to top button