Tahiri ka folur për rëndësinë e kësaj shkolle ndër dekada

Tahiri ka folur për rëndësinë e kësaj shkolle ndër dekada

Në ditën e parë të shkollës për nxënësit e shkollës së fshatit Beçuk të Vushtrrisë, sot është përuruar objekti i ri shkollor.

Përpos nxënësve e banorëve të fshatit Beçuk, në ceremoninë e përurimit të kësaj shkolle kanë marr pjesë edhe drejtues të pushtetit lokal.

Kryetari i Komunës,  Xhafer Tahiri ka folur për rëndësinë e kësaj shkolle ndër dekada, por edhe rolin e saj gjatë luftës.

“Ishte viti 1945/46 kur Fshati Bequk hapi shkollën e pare shqipe në shtëpinë private të Miftar Muratit, një nga te parat shkolla shqipe në rajonin e Artakollit. Gjate viteve 90 banorët mbajtën hapur shkollën shqipe, e në luftën e vitit 1999, shkolla luajti rolin e Shtabit Ushtarak të UÇK-së, dhe u granatua nga forcat ushtarake serbe. Sot në Beçuk hapëm shkollën e re, moderne për nxënësit e banorët e kësaj treve. Faleminderit DKA dhe organit mbikëqyrës për punë të shkëlqyeshme! Urime Beçuk”, ka thënë kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri./21Media